Aktualitet

Nën masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 36-vjeçari në Korçë 

Ai u ndalua pranë pikës kufitare të Kapshticës.

7 Dhjetor 2025, 11:10 Nga E.d
Nën masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe po
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin. Ai u ndalua pranë pikës kufitare të Kapshticës.

Ndaj 36-vjeçarit Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai ishte dënuar për veprat penale  “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin. Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan./Dosja.al

korçë  36-vjeçar “arrest në burg”

Sondazh

Poll