Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Berat/ Konflikti nisi për një parakalim, 37-vjeçari u qëllua në bark nga drejtuesi i automjetit që bëri parakalimin

Ai po udhëtonte bashkë me mikun e tij, në momentin që është parakaluar nga një automjet.

7 Dhjetor 2025, 10:31 Nga E.d
Plagosja me armë zjarri në Berat/ Konflikti nisi për një
Foto ilustruse

BERAT- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit në qytetin e Beratit. Bëhet me dije se Fabjel Toska (Xhindi) mbeti i palgosur me armë zjarri, pas një konflikti rastësor në rrugë. Ai po udhëtonte bashkë me mikun e tij, në momentin që është parakaluar nga një automjet.

37-vjeçari i ka bërë me shenjë drejtuesit të automjetit, i cili e parakaloi të ndalonte për t'u sqaruar. Toska ka zbritur nga automjeti i tij dhe është drejtuar për te drejtuesi i automjetit tjetër.

Ata janë konflikuat më njëri-tjetrin për asyejen e parakalimin. Sherri ka agravuar, ndërsa drejtuesi i automjetit i cili bëri parakalimin e ka qëlluar me armë zjarri në bark. Aktualish Toska ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Dosja.al

fabjel toska (xhindi) berat plagosje

Sondazh

Poll