Politike

Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua për rolin rajonal dhe qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare

Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se paneli i tretë, që ai drejtoi, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë.

7 Dhjetor 2025, 09:52 Nga E.d
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se samiti "Time To Decide Europe 2025” u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumta. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se paneli i tretë, që ai drejtoi, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë.

Rama tha se ndihej krenar, që Shqipëria u çmua për rolin rajonal dhe qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Në fund, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend i vogël, por e respektuar nga të gjithë, në arenën ndërkombëtare.

"Gjatë kësaj jave mora pjesë në Samitin “Time To Decide Europe 2025”, “Koha për të vendosur, Europa 2025”, një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës. “Time To Decide Europe 2025” u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumanshme dhe paneli i tretë, që pata nderin të drejtoj, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite më parë, duke filluar nga riarmatimi masiv dhe jo vetëm.

Krenari që përsëri Shqipëria u çmua për rolin rajonal e qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Jemi natyrisht një vend dhe një shtet shumë i vogël, por hap pas hapi po rrezatojmë një shembëlltyrë të respektuar nga të gjithë, në arenën ndërkombëtare." tha Rama./Dosja.al

samiti podcast edi rama

Sondazh

Poll