Politike

Pezullimi i Ballukut, Rama: Ankimimi në GJK nuk është betejë politike apo presion, por një betejë institucionale

Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se ankimimi është një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mos marrjenn e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror.

7 Dhjetor 2025, 09:43 Nga E.d
Pezullimi i Ballukut, Rama: Ankimimi në GJK nuk është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ankimimi në GJK, nuk është betejë politike apo presion, por është një betejë institucionale. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se ankimimi është një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mos marrjenn e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror.

Në fund, ai tha se nuk është pezullim por nënshtrim i ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash.

“Ankimimi në GJK nuk është betejë politike apo presion, por është një betejë institucionale, betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mos marrjenn e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror. Precedent kërcënues për demokracinë dhe krejt I panjohur në Europë dhe botën demokratike. Nuk është pezullim por nënshtrim I ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash”, tha Rama./Dosja.al

edi rama belinda balluku gjk

Sondazh

Poll