Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Berat/ 37-vjeçari nuk pranon të flasë para policisë, ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti (EMRI)

Bëhet me dije se Toska është dërguar në spital nga shoku i tij.

7 Dhjetor 2025, 09:30 Nga E.d
Plagosja me armë zjarri në Berat/ 37-vjeçari nuk pranon të
Foto ilustruse

BERAT- 37-vjeçari i cili u paraqit në spitalin e Beratit i plagosur më armë zjarri, nuk ka pranuar të dëshmojë para bluve. Ai është Fabjel Toska (Xhindi), 37 vjeç, banues në Berat. Bëhet me dije se Toska është dërguar në spital nga shoku i tij.

Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti me disa persona të paidentifikuar dhe 37-vjeçarit, në lagjen “Kombinat”. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Dosja.al

 

 

 

 

 

37 vjeç fabjel toska berat

Sondazh

Poll