Bushati- Gallon/ Çfarë mund të mësojë Europa prej Henry Kissinger?
Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj gjeopolitike, ku sfidat e sigurisë, ndryshimet në rendin botëror...
Anëtari i kryesisë së LVV-së, Alban Krasniqi, paralajmëroi se çdo shtyrje e vendimit mund ta rrezikojë seriozisht procesin e votimit të diasporës. Sipas tij, afatet aktuale tashmë janë shumë të ngushta dhe çdo vonesë shtesë “nënkupton dështim të procesit”.

KOSOVË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar shtyrja e pikës 3.1 të rendit të ditës, që lidhet me shqyrtimin e opsioneve dhe afateve për votimin me postë për Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Kjo kërkesë ndezi debat mes përfaqësuesve të partive politike në KQZ.
Anëtari i kryesisë së LVV-së, Alban Krasniqi, paralajmëroi se çdo shtyrje e vendimit mund ta rrezikojë seriozisht procesin e votimit të diasporës. Sipas tij, afatet aktuale tashmë janë shumë të ngushta dhe çdo vonesë shtesë “nënkupton dështim të procesit”.
“Ne jemi buzë një procesi që mund të pengojë të drejtën e mërgatës për të votuar. Afatet e paraqitura rrezikojnë dërgimin e zarfeve dhe gjithë procedurën. Sot është 6 dhjetor dhe stafi po punon mbi 12 orë. Çfarëdo vonese e rrezikon votimin e mërgatës”, tha Krasniqi.
Nga ana tjetër, anëtari Muharrem Nitaj kujtoi se ekziston një opsion alternativ – dërgimi i fletëvotimeve përmes platformës elektronike – duke shtuar se nuk mund të parashikohet paraprakisht nëse posta do të dështojë apo jo.
“Nuk mund të paragjykojmë. Nëse dështon posta, atëherë duhet të kthehemi dhe të vendosim. Nuk dua të votoj me paketë pa ditur efektet”, tha ai.
Përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, tha se ende nuk janë dhënë garanci teknike dhe ligjore për funksionimin e dërgimit të fletëvotimeve përmes platformës elektronike, duke kërkuar sqarime të mëtejshme.
Ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se nuk duhet zgjedhur “rruga më e lehtë” në dëm të integritetit të procesit zgjedhor. Ai paralajmëroi se çdo procedurë alternative duhet të garantojë siguri të plotë për rezultatet e votimit nga diaspora.
Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj gjeopolitike, ku sfidat e sigurisë, ndryshimet në rendin botëror...
Erion Veliaj TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë reaguar pasi Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se a...
BRUKSEL- Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesja e forumit të gruas në PD, Albana Vokshi është rizgje...
Sali Berisha TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha deklaroi se ka zhvilluar një takim me Ilir Alimehmetin, të cilin sipas tij e ka pritur me k&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do ketë analizë për çdo individ në PD, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për analizën e brendshme në PD, tha se kjo fazë do ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp deklaroi se shqetësim...
Sali Berish TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për miratimin e Rezolutës së Bashkimit Ndërkomb&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha lexoi rezolutën e fortë të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se se rezolutat e miratuara nga organizata ndërkombëtare e...