Politike

Rezoluta e IDU në Uashington/ Berisha: Kurrë ndonjëherë bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë

Duke folur nga selia blu, Lideri i opozitës vlerësoi mbështetjen e pakufishme të miqve ndërkombëtarë dhe garantoi shqiptarët se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj kundër narko-shtetit, duke punuar për largimin sa më të shpejtë të tij nga qeveria.

6 Dhjetor 2025, 13:36 Nga E. D
Rezoluta e IDU në Uashington/ Berisha: Kurrë ndonjëherë bota
Sali Berish

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për miratimin e Rezolutës së Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e cila u miratuar dje në Uashington tha se asnjëherë më parë bota perëndimore nuk ka folur me kaq forcë për narko-shtetin dhe kërcënimet ndaj demokracisë në vend.

Duke folur nga selia blu, Lideri i opozitës vlerësoi mbështetjen e pakufishme të miqve ndërkombëtarë dhe garantoi shqiptarët se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj kundër narko-shtetit, duke punuar për largimin sa më të shpejtë të tij nga qeveria.

"Kurrë ndonjëherë, bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë sa ç’ka folur dje në Uashington me datën 5 dhjetor në forumin botëror të IDU. Një mirënjohje të pakufishme ndaj miqve tanë dhe një zotim solemn para shqiptarëve dhe atyre se asgjë në botë nuk mund të mposhtë PD-në dhe opozitën shqiptare pa përmbushur misionin e saj, qëndresën e fuqishme ndaj narko-shtetit dhe largimin e tij sa më shpejt nga qeveria," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll