6 Dhjetor 2025, 13:12
Nga E. D

TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafik droge. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkohë për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
Gjithashtu bëhet me dije se më 3.4.2025, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj./Dosja.al
spak ervis martinaj endrit dokle arian tuku
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 13:07
E. D
Arben Ndoka
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim, ku mes tyre janë edhe personazhe ...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 12:51
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërgu...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 12:34
E. D
Nevzat Spaho
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Nevzat Spahon, autorin e dyshuar që ekzekutoi biznesmenin Ed...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 11:55
E. D
foto ilustruese
KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të pro...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 11:32
E. D
TIRANË- Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, nd&...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 11:11
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një i bugosur që vuante dënimin në në një burg të sigurisë së lartë n&e...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 11:05
E. D
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, që akuzohen për traf...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 10:33
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Policia ka publikur pamjet nga momenti kur 76-vjeçari tenton të vriste gruan e tij, duke e goditur me&n...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 10:18
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Një 76-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi ten...
Aktualitet
6 Dhjetor 2025, 09:58
E. D
Nevzat Spah
ELBASAN- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar...