Bënë rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal/ Si Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun
Sipas hetimeve, ish deputeti Ndoka dhe Arian Tuku planifikuan vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami.
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim, ku mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkohë për gjykim është dërguar edhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka.
Nga hetimet bëhet me dije se Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.
Pjesë nga njoftimi i SPAK:
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penale, nr.59/1, të vitit 2022, ndihmuan më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi, pa kaluar nga pika e kalimit kufitar.
Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen shtetasit, Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua më armë zjarri nga një automjet./Dosja.al
Sondazh
Të akuzuar për vrasje dhe trafik droge/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërgu...
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në brug Nevzat Spahon, familja e viktimës: Jemi miq
Nevzat Spaho ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Nevzat Spahon, autorin e dyshuar që ekzekutoi biznesmenin Ed...
Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë! Lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore
foto ilustruese KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të pro...
I dënuari me 25 vite burg ndërroi jetë sot në QSUT/ Kush është Shpëtim Çeliku, vite më parë masakroi me sqepar gruan shtatzënë! Fjeti 2 net në shtrat me trupin e pajetë dhe...
TIRANË- Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, nd&...
Ishte dënuar me 25 vite burg/ Ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës! Dënimin e vuante në burgun e sigurisë së lartë (EMRI)
foto ilustruese TIRANË- Një i bugosur që vuante dënimin në në një burg të sigurisë së lartë n&e...
Falsifikim dokumentesh, grup kriminal dhe trafikim emigrantësh/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK! Kalon për gjykim grupin me 32 anëtarë
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur, që akuzohen për traf...
Tentoi të vriste gruan/ Momenti kur 76-vjeçari e ndjek me shkop druri! E moshuara tenton t’i shpëtojë goditjeve, largohet me vrap nga shkallët (VIDEO)
pamje nga vendngjarja DURRËS- Policia ka publikur pamjet nga momenti kur 76-vjeçari tenton të vriste gruan e tij, duke e goditur me&n...
I moshuari tenton të vrasë gruan, e godet me sende të forta në kokë/ Vihet në pranga 76-vjeçari! E lënduara dërgohet tek Trauma
pamje nga vendngjarja DURRËS- Një 76-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi ten...
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan/ Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi biznesmenin
Nevzat Spah ELBASAN- Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar...
Aksion kundër lojërave të fatit/ Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradeci! Në pranga dy administratorë lokalesh, 6 të tjerë procedohen
foto ilustruese POGRADEC- Një aksion kundër lojrave të fatit është zhvilluar në, ku si pasojë janë vën&e...
