Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë–Janinë! Lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore

Për shkak të protestës së fermerëve grekë, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet nga ora 19:00 deri në 22:00 me orën greke.

6 Dhjetor 2025, 11:55 Nga E. D
Protesta e fermerëve në Greqi/ Bllokohet sërish aksi rrugor
foto ilustruese

KAKAVIJË- Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke./Dosja.al

protesta e fermerëve në greqi

Sondazh

Poll