Aktualitet

Protesta/ Opozita kërkon leje, Policia refuzon tubimin: S’ka afat përfundimi

15 Mars 2019, 19:07 Nga DOSJA
Protesta/ Opozita kërkon leje, Policia refuzon tubimin: S’ka afat

TIRANË- Policia e Tiranës ka refuzuar lejen e Partisë Demokratike për të protestuar nesër para Kryeministrisë.

Mësohet se kërkesa për leje nga PD është refuzuar nga Policia me argumentin se leja për tubim nis në orën 11:00 dhe nuk ka një afat të përcaktuar se kur do të përfundojë. Kështu që Policia ka lënë si afat orën 24:00 të së shtunës.

Një tjetër problem në kërkesën e PD-së janë edhe rrugët se ku do të zhvillohet protesta. Demokratët kërkuan leje për të protestuar në të katër rrugët që e rrethojnë Kryeministrinë, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, lulishtja tek Piramida dhe tek rruga “Ismail Qemali”.

Por Policia e Tiranës ka refuzuar lejen me arsyetimin se në zonë ka disa misione diplomatike dhe institucione shtetërore, të cilat nuk e lejojnë që protesta e opozitës të zhvillohet në rrugën “Ismail Qemali”. Por Policia ka ofruar edhe një alternativë për protestuesit.

“Nga ana e Policisë së Shtetit janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.”

Më tej, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kontrollet që duhet të ushtrojë në disa akse kryesore rrugore.

Njoftimi i policisë:

Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”.

Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve përgjatë kontrolleve të shtuara, që ajo është e detyruar të zhvillojë në disa akse kryesore rrugore dhe në mjedise të tjera me rëndësi, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës.

Opozita e bashkuar, pritet që nesër në orën 11:00 do të zhvillojë protestën përpara kryeministrisë. Ata kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë, që plani i masave të marra nga policia, janë të njëjta me ato të protestës së 16 shkurtit. Mijëra forca policie janë në gatishmëri. Në ndihmë të efektivëve do të vendosen kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pd policia e tiranes policia refuzon kerkesen per proteste protesta 16 mars 2019 pd policia e tiranes policia refuzon kerkesen per proteste protesta 16 mars 2019

Sondazh

Poll