Aktualitet

Tentoi të vriste gruan/ Momenti kur 76-vjeçari e ndjek me shkop druri! E moshuara tenton t’i shpëtojë goditjeve, largohet me vrap nga shkallët (VIDEO)

Në pamje shihet momenti kur ai ndjek 70-vjeçaren me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit.

6 Dhjetor 2025, 10:33 Nga E. D
Tentoi të vriste gruan/ Momenti kur 76-vjeçari e ndjek me
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Policia ka publikur pamjet nga momenti kur 76-vjeçari tenton të vriste gruan e tij, duke e goditur me shkop druri. Në pamje shihet momenti kur ai ndjek 70-vjeçaren me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit.

Sipas policiasë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta mes çiftit dhe më pas 76-vjeçari me iniciale A. R ka goditur të shoqen me iniciale F. D., 70 vjeçe, me shkop druri në kokë. Si pasojë e goditjeve, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

durres

Sondazh

Poll