6 Dhjetor 2025, 09:10
Nga E. D
pamje nga takimi
VATKAN- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë në aktivitetin “Dita Kulturore Arbëreshe”, të zhvilluar në Vatikan, një aktivitet që mblodhi bashkë komunitetet arbëreshe dhe shqiptare në një festë të traditave, kulturës dhe prodhimeve autoktone. Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në kuadër të programit “Shekulli i tetëmbëdhjetë dhe rizgjimi i kulturës së identitetit arbëresh”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Salla e cilësoi një “privilegj të veçantë” pjesëmarrjen në këtë ditë të rëndësishme kulturore, duke vlerësuar kontributin shekullor të komuniteteve arbëreshe në ruajtjen e gjuhës, zakoneve, këngës, veshjeve dhe trashëgimisë shqiptare në Europë.
“Ky aktivitet, në mbyllje të vitit jubilar, na kujton se kultura, feja, tradita dhe respekti për tokën, natyrën dhe ushqimin janë vlera thellësisht të lidhura”, u shpreh ministri Salla
Ministri Salla vuri në dukje se arbëreshët mbeten një prej dëshmive më të forta të identitetit shqiptar që ka jetuar, është zhvilluar dhe është integruar plotësisht në zemër të Europës, pa humbur rrënjët e veta. Në kuadër të aktivitetit u organizua edhe një panair i prodhimeve shqiptare dhe arbëreshe, ku morën pjesë rreth 25 kompani nga Shqipëria, kryesisht prodhues të vajit të ullirit, verërave, bimëve medicinale dhe produkteve të tjera tradicionale.
Ministri Salla theksoi se ky panair përfaqëson një mundësi të çmuar për krijimin e partneriteteve të reja të biznesit dhe për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Ai vuri në dukje potencialin e lartë të bashkëpunimit ekonomik në sektorë si vreshtaria, ullishtaria, blegtoria, agroturizmi dhe gastronomia.
“Jam i bindur se bashkëpunimet konkrete në këta sektorë mund të sjellin vlera të reja ekonomike për komunitetet tona dhe më shumë mundësi për të rinjtë, të cilët janë sfida dhe shpresa jonë e përbashkët”, deklaroi ministri.
Ministri Salla nënvizoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për forcimin e marrëdhënieve me komunitetet arbëreshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit rural dhe promovimit të identitetit të përbashkët kulturor.
“Le të jetë kjo një ditë tjetër gur themeli në ndërtimin e një marrëdhënieje edhe më të fortë mes Shqipërisë, Arbëreshëve dhe Italisë, një marrëdhënie ku kultura, bujqësia, tradita dhe solidariteti ecin së bashku”, theksoi ai./Dosja.al
vatikan andis salla
ff576f81 cbbf 4f92 9269 593980ac66f4
dc837544 0671 4497 bef1 f15042cd15ba
ccc7e0b6 3fe5 49e5 bb43 a7d8b516295e
b6cc72a7 b211 45f8 89c5 c5ab7d660f3b
af31349e 7973 4cb5 a173 a088885570ed
07644598 6f1f 443f 8271 30e0b5c0ca51
81207ed1 c535 4cb4 83eb cc3ae2755f2d
6363a169 dd63 42e1 9b57 faf93a886512
573da1e9 0f96 4492 a8d0 0a300b5f5748
59c7524d 9839 4c8f bbf6 eb8a0f99f6d8
Politike
5 Dhjetor 2025, 21:35
M.L
Foto nga emisioni
Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave n...
Politike
5 Dhjetor 2025, 21:22
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, zhvilloi një vizitë në “Musai Olive Oil”, një nga ...
Politike
5 Dhjetor 2025, 20:45
M.L
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama theksoi sot se bamirësia nuk është thjesht një veprim i rastësishëm, por një...
Politike
5 Dhjetor 2025, 20:26
M.L
Foto ilustruese, famuri danez
Për të mbrojtur më së miri interesat e Danimarkës në kohë të ndryshueshme dhe të...
Politike
5 Dhjetor 2025, 20:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe emigracioni i paligjsh&eum...
Politike
5 Dhjetor 2025, 20:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqi...
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:56
M.L
Edward Joseph
SHBA- Profesori amerikan, Edward Joseph ka dhënë një analizë të thelluar për situatën politike dhe re...
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:41
M.L
Foto ilustruese
Këtë verë që lamë pas, përveç zjarreve, aksidenteve dhe aksioneve të qeverisë, një tjet...
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:05
M.L
Ramush Haradinaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeminist&eu...
Politike
5 Dhjetor 2025, 18:55
M.L
Foto ilustruese
Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok &nda...