Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar.

6 Dhjetor 2025, 07:26 Nga E. D
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, ja sa do
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e shtunë  vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri mesatar.

Pas orëve të mëngjesit gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor duke u lokalizuar vetëm përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes.

Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 21:44 M.L

Dorëheqja!

  Florian Binaj   Nga Florian Binaj Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në kriz&eu...