5 Dhjetor 2025, 20:14
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë një interviste televizive për Syri Tv, Joseph u shpreh se gjatë 11 majit u ushtrua presion mbi punonjësit e administratës.
Referuar raportit të nxjerrë nga OSBE, ai deklaroi se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar dhe palët nuk ishin në një terren loje të drejtë. Në fund, Joseph tha se këto janë shqetësimet të cilat tashmë janë të ndara dhe i njohin që të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe se ato duhet të trajtohen në Shqipëri.
“Në fakt, unë mund t'jua lexoj raportin e OSBE-së prej zyrës së tyre të miratuar nga zyra në Varshavë dhe atje shprehen, zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar dhe palët nuk ishin në një terren loje të drejtë. Domethënë, jo të gjitha partitë kishin të njëjtat mundësi dhe gjithashtu thuhet se ka pasur edhe raportime të frikësimit, të keqpërdorimit të burimeve publike si edhe presion ushtruar mbi punonjësit e administratës dhe thotë se kjo minon mundësitë e barabarta.
Është një raport profesional dhe është brenda misionit të OSBE-së, të cilin e drejtonte Lamberto Zannier, të cilin e njoh personalisht, i cili ka qenë ish-sekretar i përgjithshëm i OSBE-së. Unë kam punuar personalisht me të kur kam qenë zëvendëskryetar i misionit në Kosovë. Këtë po thotë OSBE dhe këto janë shqetësimet të cilat tashmë janë të ndara dhe i njohin që të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe ato duhet të trajtohen në Shqipëri,” tha Joseph./Dosja.al
edward joseph 11 maji zgjedhje
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:56
M.L
Edward Joseph
SHBA- Profesori amerikan, Edward Joseph ka dhënë një analizë të thelluar për situatën politike dhe re...
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:41
M.L
Foto ilustruese
Këtë verë që lamë pas, përveç zjarreve, aksidenteve dhe aksioneve të qeverisë, një tjet...
Politike
5 Dhjetor 2025, 19:05
M.L
Ramush Haradinaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeminist&eu...
Politike
5 Dhjetor 2025, 18:55
M.L
Foto ilustruese
Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok &nda...
Politike
5 Dhjetor 2025, 17:43
M.L
Foto ilustruese
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parak...
Politike
5 Dhjetor 2025, 16:59
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka shanazhohet nga SPAK, pasi po hetohet&n...
Politike
5 Dhjetor 2025, 16:40
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka publikuar një sqarim zyrtar në lidhje me ecurinë procedurale të çë...
Politike
5 Dhjetor 2025, 16:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar ditën e sotme se PD kërkon transparencë për...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:56
M.L
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme që t’i vihet n&e...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:36
M.L
Foto nga takimi
TIRANA- Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa ...