A ikën dritat gjatë operacionit? Spitali i Durrësit reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit të plagosur në zemër: Pacienti erdhi në gjendje kritike! Nuk janë konstatuar...
Sipas spitalit, ky reagim erdhi pas disa raportimeve në media që sugjeronin se gjatë operacionit, i cili u krye më 25 nëntor pas një sherri mes adoleshentëve, “kanë ikur dritat”.
DURRËS- Spitali Rajonal i Durrësit ka sqaruar se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit Erion Boba, i cili humbi jetën më 4 dhjetor, nuk ka pasur asnjë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas spitalit, ky reagim erdhi pas disa raportimeve në media që sugjeronin se gjatë operacionit, i cili u krye më 25 nëntor pas një sherri mes adoleshentëve, “kanë ikur dritat”.
Pas verifikimeve me stafin e sallës së operacionit, anestezistët dhe ekipin e reanimacionit, u konfirmua se pajisjet funksionuan normalisht gjatë të gjithë ndërhyrjes.
Spitali po ashtu thekson se sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri rezervë, që garanton funksionimin e tyre pa ndërprerje edhe në raste të luhatjeve të energjisë. Adoleshenti ishte paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, duke pasur shok traumatik dhe hemorragjik.
DEKLARATË PËR SHTYP
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
Sondazh
Gjykata Themelore refuzon kërkesën e Kelmendit për pezullimin e shkarkimit nga posti i Kryeprokurorit të Shtetit
Besim Kelmendi Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë e Besim Kelmendit, përmes së cilës ai kërkoi masë ...
“A do ta pushtojë ushtria shqiptare botën?” Kur Hollivudi "vinte në dyshim" Netflix! Si ‘platforma VOD’ mori Warner Bros dhe pushtoi botën
Jeff Bewkes SHBA- Në një artikull të botuar, The Hollywood Reporter shkruan se në prill 2010, CEO i Time Warner, Jeff Bewkes, krahasoi ...
Iu gjetën 360 gramë hashah në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese ITALI- Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u ...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine! Dumani: Institucioni është shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë
Foto ilustruese HOLANDË- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, së bashku me prokuroren e posaçme Dorina Bejko...
Kishte fshehur kokainë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur nj&e...
"Turp i Zotit", humbi jetën pas 9 ditësh në gjendje kritike! "Shokojnë" familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operacionit në Durrës, ikën dritat, e nisëm urgjent...
Erjon Boba DURRËS- Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë dje pas gjashtë ditësh në Spital...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan! PAMJE nga radha kilometrike me mjete, “paralizohet” hyrja e qytetit
Foto nga vendngjarja TIRANA- Një trafik i rënduar është shënuar këtë të shtunë në aksin Tiranë&ndash...
"Përse na ike more Erion?", 15-vjeçari u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari! Klasën e të miturit e pllakos zija: Si na e thave zemrën kështu? Na shkatërrove
Viktima, tabela e klasës DURRËS- Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht...
"Ç’janë këta gjyqtarë?" Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari në Maliq! Apeli liron nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit. Babai i viktimës kërkon drejtësi: Jemi të shkatërruar
Babai, viktima KORÇA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin nga qelia të Edison dhe Roland Gurit, babait dhe xhaxhait të...
Konflikti fatal për një koment në TikTok i mori jetën! FOTO e 15-vjeçarit që iu pre jeta në lule të rinisë, Erjon Boba humbi jetën pas 9 ditësh në gjendje kritike
Erjon Boba DURRËS- Personi që shihni në foton është Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë...

