Aktualitet

Kishte fshehur kokainë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

 Bëhet me dije se gjatë operacionin të policisë, të afërmit e të arrestuarit kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

5 Dhjetor 2025, 17:52 Nga E.d
Kishte fshehur kokainë në oborrin e shtëpisë,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur një sasi kokainë në oborrin e shtëpisë së tij. Sasia e kokainës ishte e ndarë në doza, u gjet në një enë të mbushur me oriz. Bëhet me dije se gjatë operacionin të policisë, të afërmit e të arrestuarit kanë kundërshtuar efektivët e policisë.

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy personave, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Policia ka sekuestruar lëndën narkoitike në cilësinë e provës materiale, ndërsa po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

41-vjeçar tiranë kokainë

Sondazh

Poll