5 Dhjetor 2025, 16:49
Nga M.L
Viktima, tabela e klasës
DURRËS- Nxënësit e klasës së 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë nga një 14-vjeçar në Durrës, kanë shprehur dhimbjen e tyre në një mënyrë prekëse.
Shokët dhe shoqet e tij kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës, duke treguar boshllëkun që ka lënë pas dhe sa shumë u mungon praninë e tij e përditshme.
"Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt? Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë. Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!" shkruajnë shokët në dërrasën e zezë.

Si ndodhi ngjarja?
15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.
Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.
Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al
erjon boba
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:30
M.L
Babai, viktima
KORÇA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin nga qelia të Edison dhe Roland Gurit, babait dhe xhaxhait të...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:12
M.L
Erjon Boba
DURRËS- Personi që shihni në foton është Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 16:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendi...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 15:53
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tje...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:54
E.d
Foto ilustruse
GRAMSH- Familja e një punonjësi policie është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjer...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:28
E. D
Adem Boba
DURRËS- Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas plagosjes me thikë...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:30
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga focat blu, pasi&nbs...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:23
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, p...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:09
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, në hyrje të qytetit të Vlorës. Një auto...