5 Dhjetor 2025, 16:40
Nga M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka publikuar një sqarim zyrtar në lidhje me ecurinë procedurale të çështjes që përfshin Erion Veliajn dhe të pandehur të tjerë, duke hedhur dritë mbi arsyet e vonesave dhe pretendimet e ngritura nga pala mbrojtëse.
SPAK bën të ditur se Gjykata e Posaçme ka caktuar më 29 shtator 2025 seancën e parë të gjykimit paraprak për Veliajt. Që nga ajo datë e deri sot, sipas Prokurorisë, janë shtyrë gjithsej tetë seanca. Këto shtyrje, thekson SPAK, kanë ardhur si pasojë e mungesave të pajustifikuara të avokatëve të të pandehurve, si edhe kërkesave të tyre të pabazuara, të cilat kanë penguar mbylljen e fazës paraprake brenda afateve ligjore.
Institucioni i Prokurorisë së Posaçme i është përgjigjur edhe deklarimeve të përsëritura të Erion Veliajt, i cili ka pretenduar se nuk është njohur me aktet e dosjes. Sipas SPAK, të gjitha materialet i janë dorëzuar mbrojtjes pa asnjë pengesë. Në sqarim thuhet se një nga avokatët e zgjedhur nga vetë Veliaj ka marrë më 24 korrik 2025 një kopje të plotë të fashikullit hetimor, pa asnjë kosto.
Më tej, bëhet e ditur se më 10 tetor 2025 i njëjti avokat ka kërkuar një kopje të materialeve shtesë që përfshinin veprimet hetimore të kryera nga 24 korriku deri në shtator, të cilat po ashtu i janë vënë në dispozicion.
NJOFTIMI I SPAK:
Sqarim mbi zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.
Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*.
Sa i takon prentendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale.
Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.
Në ushtrim të kesaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.
Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.”
Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe nëasnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj.
Prokuroria e Posaçme vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent.
Shënim për gazetarët
Parashikimet dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale rregullojnë afatin 30 ditor të vendimarrjes të gjykatës mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.
Arrestimi i Veliajt
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme./Dosja.al
spak erion veliaj
Politike
5 Dhjetor 2025, 16:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar ditën e sotme se PD kërkon transparencë për...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:56
M.L
TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme që t’i vihet n&e...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:36
M.L
Foto nga takimi
TIRANA- Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa ...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:27
M.L
Ilir Meta
TIRANA- Seanca e kësaj të premteje në Gjykatën e Posaçme, ku duhej të vendosej nëse dosja ndaj Ilir Met...
Politike
5 Dhjetor 2025, 15:15
M.L
Kryemadhi, Deda
TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK dhe Gjykatës së Pos...
Politike
5 Dhjetor 2025, 14:48
E. D
Hashim Thaçi
Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për pe...
Politike
5 Dhjetor 2025, 14:47
I.A
Lili Sula
Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas nj...
Politike
5 Dhjetor 2025, 14:08
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, Artan Gjermeni ka treguar shkakun e shtyrjes së seanc&eum...
Politike
5 Dhjetor 2025, 13:39
I.A
Takimi
TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike kanë shprehur sot kritikat dhe ankesat e tyre ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Kryet...
Politike
5 Dhjetor 2025, 12:42
I.A
Charles Kipps dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur pas krahëve politikën. Me anë të një...