Aktualitet

Konflikti fatal për një koment në TikTok i mori jetën! FOTO e 15-vjeçarit që iu pre jeta në lule të rinisë, Erjon Boba humbi jetën pas 9 ditësh në gjendje kritike

Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës që ndërroi jetë ditën e djeshme. I mituri u përcoll sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë.

5 Dhjetor 2025, 16:12 Nga M.L
Konflikti fatal për një koment në TikTok i mori jetën! FOTO
Erjon Boba

DURRËS- Personi që shihni në foton është Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës që ndërroi jetë ditën e djeshme. I mituri u përcoll sot për në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, në Bulqizë.

Konflikti fatal për një koment në TikTok i mori jetën! FOTO

Si ndodhi ngjarja?

15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.

Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.

Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al

erjon boba

Sondazh

Poll