Aktualitet

Aksident rrugor në Pogradec, përplasen dy makina dhe lëndohen tre persona

Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

5 Dhjetor 2025, 15:53 Nga E.d
Aksident rrugor në Pogradec, përplasen dy makina dhe lëndohen tre
Foto ilustruse

POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Sipas bluve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Dosja.al

pogradec aksident policia

Sondazh

Poll