Politike

"Po më shkelen të drejtat kushtetuese", Seanca në GJKKO! DËSHMIA e Metës: Po mbahem në paraburgim pa të drejtë! Cilat ishin kërkesat e ish-presidentit

Gjatë fjalës së tij para trupës gjykuese, Meta u shpreh se kërkon të njihet me fashikullin e hetimit, dhe kërkon vendosjen e materialeve në dispozicion.

5 Dhjetor 2025, 15:56 Nga M.L

"Po më shkelen të drejtat kushtetuese", Seanca në

TIRANA- Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot gjatë seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme që t’i vihet në dispozicion i gjithë fashikulli hetimor i çështjes së ngritur ndaj tij. Gjatë fjalës së tij para trupës gjykuese, Meta u shpreh se kërkon të njihet me fashikullin e hetimit, dhe kërkon vendosjen e materialeve në dispozicion.

Ai deklaroi se të drejtat e tij kushtetuese po cënohen, duke insistuar se duhet të marrë akses të plotë mbi aktet e hetimit. Meta theksoi se mbajtja e tij në masën e sigurisë është e pajustifikuar, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë rrezik për prishjen e provave apo ndikim te dëshmitarët.

Ilir MetaPo më shkelen të drejtat kushtetuese, duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur asnjë provë qe unë të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat, të intimidoj dëshmitarët, s’kam publik dhe asnjë mundësi reale të prish provat.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll