Politike

“Mos e kruaj shumë…”, Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Edhe pak e do marrë zyrë këtu! Më thirrën dhe mua për Ilirin (VIDEO)

Gjatë mbërritjes në institucion, Kryemadhi u takua me grupin e gazetarëve dhe disa aktorë që ndodheshin jashtë godinës, me të cilët shkëmbeu batuta. Ndër ta ishte edhe aktori Julian Deda, i cili, me humor, i tha se po e priste aty duke menduar se arsyeja ishte lidhur me Metën, gjë që solli të qeshura.

5 Dhjetor 2025, 15:15 Nga M.L
“Mos e kruaj shumë…”, Kryemadhi batuta me Jul Dedën
Kryemadhi, Deda

TIRANA- Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, i lidhur me çështjen e lobimeve të ish-LSI në SHBA.

Gjatë mbërritjes në institucion, Kryemadhi u takua me grupin e gazetarëve dhe disa aktorë që ndodheshin jashtë godinës, me të cilët shkëmbeu batuta. Ndër ta ishte edhe aktori Julian Deda, i cili, me humor, i tha se po e priste aty duke menduar se arsyeja ishte lidhur me Metën, gjë që solli të qeshura.

Kryemadhi iu përgjigj me të njëjtin ton shakasë, duke e paralajmëruar “të mos e tepronte”, çka e bëri Dedën të tërhiqej me disa hapa pas. Para se të hynte në sallë, ajo shtoi me ironi se me këtë ritëm “duket se do hapë zyrë në SPAK”.

Dialogu:

Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…

Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…

Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?

Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..

(qeshin.)

Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…

Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.

Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!

jul deda monika kryemadhi spak ilir meta

Sondazh

Poll