Aktualitet

U përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, AMP nis hetimin për familjen e policit në Gramsh 

Ndaj vëllait të policit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

5 Dhjetor 2025, 13:54 Nga E.d
U përfshinë në një konflikt për motive të
Foto ilustruse

GRAMSH- Familja e një punonjësi policie është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë. Sipas njoftimi të policisë, sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Ndaj vëllait të policit ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Nisur nga ky rast AMP ka nisur hetimin ndaj tij.  

Njoftimi i policisë

Sherr masiv në Gramsh. Dje rreth orës rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie).

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A.(punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al 

57 vjeç amp gramsh

Sondazh

Poll