Aktualitet

I vodhi me dhunë varësen e florit një qytetarje, arrestohet 36-vjeçari në Kamëz

Mbi 36-vjeçarin banues në Kamëz rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

5 Dhjetor 2025, 13:30 Nga E.d
I vodhi me dhunë varësen e florit një qytetarje,
Foto ilustruse

KAMËZ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga focat blu, pasi i ka marrë me dhunë varësen e floririt një 26-vjeçareje.

Mbi 36-vjeçarin banues në Kamëz rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kamëz 36-vjeçari varëse

Sondazh

Poll