Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten e tij dhe e kanosi me thikë, arrestohet 54-vjeçari në Elbasan

Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, dy thika.

5 Dhjetor 2025, 13:23 Nga E.d
Dhunoi bashkëshorten e tij dhe e kanosi me thikë,
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar atë me thikë.

Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, dy thika. Mbi 54-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Policia po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

elbasan dhunë thika

Sondazh

Poll