Aktualitet

Erjon Boba ndërroi jetë pas plagosjes me thikë në zemër/ Lala publikon letrën e hallës së 15-vjeçarit: Ai u vra dy herë! Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti

Hala e 15-vjeçarit shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim as nga policia e as nga media dhe as psikolog për të afërmit. Në letër halla e viktimës shtron edhe pyetjen se pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie dhe jo për “gjinitë”.

5 Dhjetor 2025, 11:20 Nga E. D
Erjon Boba ndërroi jetë pas plagosjes me thikë në
foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë letrën e hallës së 15-vjeçarit që ndërroi jetë ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Në letrën që Lala ka publikuar, halla e Erjon Bobës shkruan se ai u vra dy herë një herë nga vrasësi që e plagosi me thikë në zemër dhe një herë nga shteti. 

Hala e 15-vjeçarit shprehet se nuk ka pasur asnjë reagim as nga policia e as nga media dhe as psikolog për të afërmit. Në letër halla e viktimës shtron edhe pyetjen se pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie dhe jo për “gjinitë”. Në fund ajo shkruan se janë bërë me trauma dhe populli dhe ata nuk di më ku ta kërkojë të drejtën.

Postimi i Klodiana Lalës:

Letra tronditese e halles se Erionit 15 vjeç qe nderroi jete ne QSUT. Erioni i plagos nga nje bashkemoshatar pas sherrit per tik-tok (qeveria deklaroi e kemi mbyll). Erioni mbylli syte dje pergjithmone. ...nje engjell me shume ne qiell e nje femije plot drite me pak ne toke

LETRA:

Na la djali Klodiana!
Ai u vra dy herë!
Një herë nga vrasësi dhe një herë nga shteti
Asnjë reagim as nga policia,as nga media,as psikolog për të afërmit,jemi në një dhimbje që nuk po kemi më zemër ta mbajmë…kam ditë që përpiqem ta bëj mediatike të vërë dorë shteti apo dikush tjetër dhe të gjithë u vonuan,të gjithë panë një tjetër gjë më të rëndësishme(politikën??që po vret të rinjtë tanë
O moj Shqipni ,e mjera Shqipni…
Unë jam poete dhe po mbaj zemrën me dorë, po lutem të kemi tjerët…por më ka shkuar frika në palcë…kur do ndalojnë këto dhimbje, këto plagë për Shqipërinë tonë,për ne nënat që na dridhen këmbët…ku është ligji?
Pse dalin fajtorët nga burgu pas dy vjetësh?
Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për “gjinitë”
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen,në çdo shkrim e varg…unë nuk do mundet askush të më ndalojë derisa të mos vriten më fëmijë në kombin tim. Jemi bërë me trauma…edhe media ka fajet e veta…populli (Ne)nuk dimë më ku ta kërkojë të drejtën… gjithsesi më lër të tfalenderoj që mu përgjigje në telefon dhe me mesazhe…fati i Erionit tonë paska qenë bota e përtejme,sepse në këtë botë paska kriminela kudo.

Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?

15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.

Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.

Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al

klodiana lala erjon boba

Sondazh

Poll