U mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt/ Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes
Klotilda Bushka TIRANË- Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e...
Gjatë takimit me aleatët e federatës së opozitës së bashkuar, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe përdorimin e tyre për të diktuar proceset zgjedhore dhe vendimmarrjen shtetërore.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një autokraci elektorale, e ngjashme me regjimin e Maduros në Venezuelë. Gjatë takimit me aleatët e federatës së opozitës së bashkuar, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe përdorimin e tyre për të diktuar proceset zgjedhore dhe vendimmarrjen shtetërore.
"Mirëdita dhe u përshëndes përzemërsisht secilin prej jush, përfaqësues të forcave politike opozitare në parlament dhe jashtë parlamentit. Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar. Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin. Por njëlloj si në totalitaren, pushtetet të gjitha përqendrohen në një dorë.
Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës. Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës. Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.
Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine. Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.
Këto kartele, siç shprehej dje pasdite, në mënyrë të qartë dhe të kristaltë, një nga gazetat më prestigjioze të Uashingtonit, ‘Washington Examiner’, nga këto kartele thotë gazeta, sipas burimeve të disa shërbimeve, përfitues është vetë Edi Rama. Është Ramaduro. Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD.
Çfarë më tregoi?
Një familje tre vetësh, mbështetës tradicionalë të opozitës, dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari, më tha: unë po të rrëfej një gjë. Natën e zgjedhjeve, trokiti në derë një person. Më la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe ishin 1 mijë euro. Gjithë natën u rropata të shkoj apo të mos shkoj. Pse të mos shkoj, po nga ana tjetër, edhe kërcënimi ishte brenda sepse lekët m’i dha dhe shkuarja mendoja se çfarë pasojash mund të ketë. Si përfundim nuk shkova. Ky njeri i ndershëm, të themi atë që është. Dhe ky është efekti ndër më minimalët se efektet e tjera janë edhe më mizore. Se kërcënimet e tjera janë më mizore," tha Berisha/Dosja.al
Klotilda Bushka TIRANË- Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se zonat e mbrojtura nuk janë penguese e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së të ard...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën e zjarreve gjatë verës tha se duhet t’i përgjigjemi k&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po punohet për një proces reformimi të menaxhimit të pyjeve. Duke folu...
Kristian Shkreli VAU I DEJËS- GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dej...
Ervin Salianji TIRANË- Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokra...
foto ilustruese AFGANISTAN- 15 dhe 17-vjeçarët, të cilët e identifikuan veten me organizatën terroriste "Shteti Islamik"&n...
Ilir Meta TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerët, do të mbahet sot në GJ...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” do të mbahet sot në orën 09:00, në G...
Ervin Salianji TIRANA- Ish-deputeti Ervin Salianji ka sqaruar lëvizjen e tij të re brenda Partisë Demokratike pas takimit me strukturat...