Politike

"Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve"/ Rama: Do rrisim financimet, monitorim me dronë të pyjeve

Kryeministri tha se do të ketë monitorim me dronë të pyjeve në vend dhe theksoi se duhet të shtohet sipërfaqja e pyllëzuar. Gjithashtu Rama tha se do të ketë fuqizim me teknologji në prodhimin e fidanëve.

5 Dhjetor 2025, 11:26 Nga E. D
"Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve"/ Rama: Do rrisim
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për situatën e zjarreve gjatë verës tha se duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide, duke reaguar pa humbur kohë. Duke folur në një takimin për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, Rama tha se do të ketë monitorim me dronë të pyjeve në vend dhe theksoi se duhet të shtohet sipërfaqja e pyllëzuar. Gjithashtu Rama tha se do të ketë fuqizim me teknologji në prodhimin e fidanëve.

“Jemi në një sifë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, bëjnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër, duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe duke investuar pa humbur kohë.

Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve. Është domosdoshmëria për të rritur kapacitetin e fidanishteve publike. Në këtë drejtim kemi ndërhyrë edhe ligjërisht, për një risi, lidhur me detyrimin e atyre që ndërtojnë në Shqipëri, të kontribuojnë për gjelbërimin. Plani i ministrisë së Mjedisit është t’i shfrytëzojnë këto mundësi dhe të Inteligjencës Artificiale”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll