Politike

"Sot mund të shohim me krenari rezultatet..."/ Rama: Po punojmë për një proces reformimi të menaxhimit të pyjeve

Ndër të tjera, Rama tha se është bërë një punë e madhe për të parandaluar shkatërrimin e prerjen e paligjshme të pyjeve. 

5 Dhjetor 2025, 11:21 Nga E. D
"Sot mund të shohim me krenari rezultatet..."/ Rama: Po
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po punohet për një proces reformimi të menaxhimit të pyjeve. Duke folur në një takimin për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, Kryeministri e vuri theksin tek një një reformë e re sa i takon mjedisit, e cila ka nisur të projektohet me ekipin e ministrisë. Ndër të tjera, Rama tha se është bërë një punë e madhe për të parandaluar shkatërrimin e prerjen e paligjshme të pyjeve. 

"Eshtë moment shumë i mirë për të bërë një bilanc duke kthyer kokën pas. Jemi të fokusuar në aspektet më të vështira të negociatave që është mjedisi ku mënyra si shihen, trajtohen dhe se si promovohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e këtij kompleksi.

Duke kthyer kokën pas ka shumë arsye për të qenë krenar ku jemi sot. Na u desh të bëjmë dy ndërhyrje shumë radikale për të siguruar marrjen e një kthese, ku qoftë prerja e paligjshme, qoftë gjuetia ishin bërë plagë reale. Sot mund të shohim me krenari rezultatet e dy moratoriumeve që asokohe krijuan shumë debat.

Nga ana tjetër zonat e mbrojtura dhe në tërësi territoret e natyrës në Shqipëri, ishin nën agression të vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, ndotjeve, sot bilanci flet për ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore, por thënë këto asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende i asgjesuar si problematikë dhe në tërësinë e këtyre elementëve ajo cka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një  ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet drejtpërdrejt me BE dhe të nesërmen tonë është një menaxhim shumë më i mirë dhe i sigurtë i pyjeve.

Për këtë arsye me ekipin e ministrisë së Mjedisit jemi angazhuar në një process reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve. Ristrukturim i agjensisë së zonave të mbrojtura dhe të pyjeve, për të patur një agjenci. Janë dy komponentë të pazgjidhshëm nga njëri tjetri. Një sistem kombëtar monitorimi që më pas na garanton planifikim është një tjetër aspekt që do garantojë kjo reformë e re," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll