Politike

Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës për gjykim

Hetimet e SPAK zbuluan se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

5 Dhjetor 2025, 10:59 Nga E. D
Akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit/ GJKKO kalon dosjen e
Kristian Shkreli

VAU I DEJËS- GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Ky i fundit u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Hetimet e SPAK zbuluan se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Më pas atij iu sekuestrua aparati celular nga SPAK. Shkreli akuzohet se nëpermjet premtimeve për investime publike ka kërkuar vota për Partine Social demokrate.

Për çfarë akuzohet Shkreli?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, nga përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se Shkreli është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë fushatës zgjedhore, Kryebashkiaku i Vaut të Dejës u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. SPAK bën me dije se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shqyrtim gjyqësor./Dosja.al

kristian shkreli

Sondazh

Poll