Aktualitet

Erjon Boba ndërroi jetë pas plagosjes me thikë në zemër! Banesa me qira e 15-vjeçarit braktiset, familja largohet

Asnjë person nga familja nuk ndodhet aty, vetëm pronarja e objektit që tre vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe.

5 Dhjetor 2025, 10:30 Nga E. D
Erjon Boba ndërroi jetë pas plagosjes me thikë në
Banesa e Erjon Bobës

DURRËS- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Durrësit, ka tronditur vendin. Një ditë pas ngjarjes tragjike, shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nga familja nuk ndodhet aty, vetëm pronarja e objektit që tre vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe.

Banesa ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes, ku 15-vjeçari u plagos me thikë nga një 14-vjeçar. Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri, pasi të gjithë janë ende në Tiranë. Siç raportohet, trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, atje ku familja jetonte deri para disa vitesh, por u shpërngul për një jetë më të mirë.

Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?

15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Sherri mes Erjonit dhe 14-vjeçar me inicialet M.K nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë.

Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar, ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve, të cilët janë marrë në pyetja nga policia për ngjarjen e rëndë.

Por takimi i tyre përfundoi me një sherr, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin "Nënë Tereza" dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën./Dosja.al

erjon boba

Sondazh

Poll