Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaçaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.

5 Dhjetor 2025, 10:01 Nga E. D
Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për
Santiago Malko

TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Vendimi u dha nga treshja penale Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici, në dhomë këshillimi.

Ilir Selmani u dënua në 16 nëntor të vitit 2023 me vendim të formës së prerë me 28 vite burg, ndërsa vendimi i shkallës së parë për Elvis Gaçaj u prish në atë kohë nga Apeli i Posaçëm, i cili vendosi të rikthente edhe njëherë çështjen për rigjykim në GJKKO.

Gjithashtu për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë me parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish-policit.

Si ndodhi ngjarja? 

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./Dosja.al

santiago malko ilir selmanin elvis gaçaj gjykata e lartë

Sondazh

Poll