Aktualitet

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen dy persona, shkak dyshohet lagështira në rrugë

Si pasojë e përplasjes së 4 makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit dhe një pasagjere.

5 Dhjetor 2025, 09:44 Nga E. D
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen
foto ilustruese

PESHKOPI- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Si pasojë e përplasjes së 4 makinave ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit dhe një pasagjere. Më pas të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H. Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

aksident

Sondazh

Poll