Aktualitet

Në gjyq për dosjen Veliaj! Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

 Abule është në gjyq, pasi është marrë i pandehur në lidhje me dosjen e kryebashkiakut Veliaj.

5 Dhjetor 2025, 09:26 Nga E. D
Në gjyq për dosjen Veliaj! Biznesmeni Elman Abule paraqitet në
Elman Abule

TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Abule është në gjyq, pasi është marrë i pandehur në lidhje me dosjen e kryebashkiakut Veliaj. Biznesmeni akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.

Çështja Veliaj

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

elman abule gjkko erion veliaj bashkia tirane tirane

Sondazh

Poll