Aktualitet

"Lëshoje armën në tokë, policia"/ Vihen në pranga dy persona, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit (VIDEO+EMRAT)

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

5 Dhjetor 2025, 09:09 Nga E. D
"Lëshoje armën në tokë, policia"/ Vihen
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Hunter”. Blutë sqarojnë se dy të rinjt, Ilir Dushku dhe Bjorli Xhabrahimi qarkullonin me automjet, me armë me vete dhe njëri prej tyre rezulton i dënuar më parë për krime kundër personit. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:
I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia e tiranes operacionit hunter

Sondazh

Poll