Politike

Kreu i PL-së kërkoi ‘lirimin’ nga kafazi i gjykatës! Sot seanca në GJKKO për dosjen ‘Meta’

Seanca e kaluar, ku i pranishëm ishte vetë Meta, u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq.

5 Dhjetor 2025, 08:17 Nga E. D
Kreu i PL-së kërkoi ‘lirimin’ nga kafazi i gjykatës!
Ilir Meta

TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerët, do të mbahet sot në GJKKO. Në këtë seancë, pritet të shihet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Seanca e kaluar, ku i pranishëm ishte vetë Meta, u shty pasi kërkoi që të njihej me një pjesë të akteve me pretendimin se i ishte vënë në dispozicion vetëm kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq.

Gjithashtu avokati i tij, Kujtim Cakrani deklaroi se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore. Po ashtu Meta depozitoi një kërkesë në GJKKO, ku kërkoi që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta monika kyemadhi gjkko

Sondazh

Poll