Politike

Kryebashkiaku kërkoi njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit/ Sot seanca paraprake për dosjen ‘Veliaj’! Pritet kalimi ose jo për gjykim

Pas ditë më parë, ku i pranishëm ishte edhe vetë Veliaj, seanca u shty për shkak të kërkesës së tij për tu njohur me aktet e dosjes.

5 Dhjetor 2025, 08:07 Nga E. D
Kryebashkiaku kërkoi njohjen me aktet dhe heqjen e kafazit/ Sot seanca
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca e radhës paraprake për dosjen “Veliaj” do të mbahet sot në orën 09:00, në GJKKO për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh. Pas ditë më parë, ku i pranishëm ishte edhe vetë Veliaj, seanca u shty për shkak të kërkesës së tij për tu njohur me aktet e dosjes.

Ai kërkoi gjithashtu që të të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese.  Të pandehur për këtë dosje janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona e shoqëri. 

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

 

erion veliaj

Sondazh

Poll