"Mos na i merrni fëmijët", Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës: Më është tronditur shpirti përsëri! Shkolla duhet të jetë vend sigurie
Në një prononcim për Top Channel, ajo kritikoi institucionet për mosveprimin dhe theksoi se këto ngjarje përbëjnë një alarm serioz për gjithë shoqërinë.
TIRANA- Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, ka shprehur tronditjen e saj pas lajmit për vdekjen e një 15-vjeçari tjetër, i plagosur me thikë në Durrës.
Në një prononcim për Top Channel, ajo kritikoi institucionet për mosveprimin dhe theksoi se këto ngjarje përbëjnë një alarm serioz për gjithë shoqërinë.
“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni. Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë” thuhet në mesazh.
Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë një konflikti mes adoleshentësh në Durrës ka humbur jetën. I mituri u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Spitali i Durrësit ka konfirmuar një ditë më parë se adoleshenti ndodhej në gjendje shumë të rëndë, i intubuar dhe në reanimacion. Konflikti që çoi në ngjarjen tragjike dyshohet se nisi pas një komenti në rrjetet sociale, duke përshkallëzuar më pas në dhunë fizike.
Konflikti që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku 15-vjeçari Erjon Boba mbeti i plagosur rëndë.
Burimet për mediat bënë me dije ditën që ndodhi ngjarja, se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.
Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Autori i mitur dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit./ Dosja.al
Sondazh
Instituti për Ekonomi dhe Paqe publikon LISTËN e vendeve më të sigurta në botë! Shqipëria pëson rënie, ja në cilin vend renditet
Foto ilustruese TIRANA- Me peizazhin politik kaq të paqëndrueshëm, është e dobishme të dini se sa i sigurt është de...
Dhunoi për vdekje gruan në Itali! Nazif Muslija tenton të vetëvritet, gjendet i plagosur rëndë në një pyll pas disa orësh kërkime intensive nga policia
Nazif Muslija, autori i krimit ITALI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Ankona të Italisë, ku 5...
Rezultuan me aflatoksinë, AKU kthen mbrapsht 51 ton misër të ardhur nga Serbia
Foto ilustruse TIRANË- Një prani e madhe e aflatoksinës është gjetur nga AKU, në një sasi prej 51 ton misë...
TRAGJEDIA PËRSËRITET/ Një vit pas Martin Canit, një tjetër i mitur humb jetën pas plagosjes fatale me thikë nga bashkëmoshatari! Konfliktet të nisura në rrjetet sociale
Martin Cani TIRANA- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e sotme pas disa ditësh ne gjendje të rëndë për jetën n...
EMRI/ Pas 9 ditësh në gjendje kritike, humb jetën 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës! Bashkëmoshatari e goditi pas një konflikti të nisur për një koment në TikTok
Foto ilustruese DURRËS- Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjatë nj...
“E prisja!” DETAJE nga vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali, Nazif Muslija ende në kërkim. Si e mësoi i biri humbjen e nënës dhe çfarë deklaroi
Nazif Muslija, autori i krimit ITALI- Detaje të reja dalin nga vrasja e Sadjide Muslija, 49-vjeçare shqiptare, në Ankona të Italis&eu...
Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin
Foto nga vendngjarja TIRANA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përpla...
“Skifteri” shqiptar kapet në aksion grabitjeje! Arrestohet në Itali 36-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal, 2 bashkëpunëtorët i shpëtojnë karabinierëve
Foto ilustruese ITALI- Gjatë kontrolleve territoriale në Itali, karabinierët arrestuan një të ri shqiptar, i dyshuar për pjes...
IKMT bllokon pallatin 14-katësh në Rrugën e Kastriotëve në Tiranë! 3 prej kateve të objektit pa leje ndërtimi
Foto nga vendngjarja TIRANA- IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë shiritin e ndalimit në një pallat 14-ka...
OMONIA denoncon hapjen e institucionit arsimor turk në Himarë: Synon prishjen e bashkëjetesës ndërkomunitare, shteti ta pezullojë në çdo mënyrë dhe mjet ligjor
Foto ilustruse SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka denoncuar nismën për hapjen e një insitucioni turk në...
