Politike

A do krijojë një parti te re? Salianji: Unë jam në PD, nuk largohem! Duhet të shqetësohen për ata që nuk i takojnë demokratët, në 2021 me larguan nga lista por...

I ftuar në emsionin "Opinion", Salianji theksoi se nuk ka ndërmend të krijojë një parti të re dhe mbetet pjesë e PD-së, duke theksuar se fokusin e ka tek dëgjimi i qytetarëve dhe nevojave të tyre, jo tek ambiciet personale.

4 Dhjetor 2025, 22:40 Nga M.L
A do krijojë një parti te re? Salianji: Unë jam në PD, nuk
Ervin Salianji

TIRANA- Ish-deputeti Ervin Salianji ka sqaruar lëvizjen e tij të re brenda Partisë Demokratike pas takimit me strukturat e degës së PD-së në Durrës të mërkurën. I ftuar në emsionin "Opinion", Salianji theksoi se nuk ka ndërmend të krijojë një parti të re dhe mbetet pjesë e PD-së, duke theksuar se fokusin e ka tek dëgjimi i qytetarëve dhe nevojave të tyre, jo tek ambiciet personale.

Ai nënvizoi se përfaqësimi i deputetëve duhet të bazohet tek vota dhe interesi i qytetarëve, jo vendime personale apo preferenca të udhëheqësve.

Ish-deputeti theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit në strukturat e partisë dhe komunikimit të hapur me demokratët, duke argumentuar se Partia Demokratike duhet të dalë nga zona e rehatisë dhe të reflektojë shqetësimet e qytetarëve, veçanërisht në një situatë ku qeveria e aktuale ka kapur institucionet.

Ervin Salianji: Ne jemi PD, unë personalisht nuk largohem në asnjë moment. Ne krijojmë hapësirat. Nuk kam marrë asgjë qyl. Kam pasur të njëjtën problematik. Ngaqë flisja hapur në 2021 më hoqën nga listat. Shkova mblodha njerëzit në Korçë, hyra prapë në lista. Shkova mblodha atje 1000 njerëz edhe thanë ky është deputeti. U zgjodha nga interesi i qytetarëve dhe vota, nuk zgjidhet nga qejfi. A kam folur dhe po flas në strukturë. A nuk po bëhen ato që mendoj unë. Nuk kanë rëndësi emrat fare, qëndrojnë apo nuk qëndrojnë.

I kam bërë në çdo strukturë. Ke parë ti që të flasim të gjithë edhe në Këshill Kombëtar edhe gjithë tjerët. Këtu problemi qenka ky, që ti fol jashtë strukture po je i lejuar të flasësh atë që duam ne. Po jo më zotëri se flas atë që mendoj unë. Si qenka kjo? Dhe na gjykojnë njerëzit, po qe se ka njerëz që ka demokrat që nuk janë këto që kemi diskutuar hajde merremi me çështjet, jo me njerëzit. Po u more me njerëzit do jetë problemi se cilido do thotë pse Blendi, jo Ervini, pse Arjani jo Arusha?

Nuk më pengon asgjë të komunikoj me Berishën. Këtu ka një element, kam këtë mëndim mund të ketë mendim tjetër. Këtu e shohim me njerëzit, ti dëgjojmë dhe njerëzit, ça mendojnë. Ku ndalohet në statut të takosh demokratët. Ndalohet në ndonjë vend. PD si forcë që duhet të sjellë ndryshimin. Duhet të ketë shqetësim dhe takojnë njerëz apo ata që rrinë? PD nga kjo lëvizje ka dalë nga zona e rehatisë. Dhe po flitet për PD. Duke qenë se Rama ka vënë në kontroll çdo institucion. Shyqyr që ka një ngjarje që ta përmirësojmë. Ne do jemi këtu, do vijmë prapë.

ervin salianji

Sondazh

Poll