Politike

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Berisha i ka konsideruar këto takime si të zhvilluara jashtë strukturave të Partisë Demokratike, ndërsa Salianji nga studio e emisionit “Opinion”, theksoi se mbledhja në Durrës ishte zhvilluar pikërisht me strukturat e degës lokale të PD-së dhe me kontributorë të hershëm të kësaj force politike.

4 Dhjetor 2025, 21:53 Nga M.L
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me
Ervin Salianji

TIRANA- Ish-deputeti dmokrat  Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës lidhur me takimet e tij me demokratët. Berisha i ka konsideruar këto takime si të zhvilluara jashtë strukturave të Partisë Demokratike, ndërsa Salianji nga studio e emisionit “Opinion”, theksoi se mbledhja në Durrës ishte zhvilluar pikërisht me strukturat e degës lokale të PD-së dhe me kontributorë të hershëm të kësaj force politike.

“Takimi në Durrës ka qenë me strukturat e PD. Kryetarët e fundit të zgjedhur me votë. Ishin strukturat e degës dhe 80% e anëtarëve të grupseksioneve. Në kemi problem me fituesit, këta që fitojnë i shmangim, ata kanë sakrifikuar duke mos marrë asgjë nga PD. PD duhet të riformatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribut”, tha Salianji.

ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll