Politike

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, Partia Demokratike bën foltore

I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Salianji ka theksuar se deri më tani partia më e madhe opozitare në vend nuk është në rrugën e duhur.

4 Dhjetor 2025, 21:35 Nga DOSJA
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se PD ka nevojë për një riorganizim. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Salianji ka theksuar se deri më tani partia më e madhe opozitare në vend nuk është në rrugën e duhur. 

Sipas Salianjit, PD-ja nuk po i ofron anëtarësisë meritokraci dhe nuk po i dëgjon kërkesat e tyre.

“Kemi takim me demorkatët për të përfaqësuar shqetësimet e tyre. Ripërtëritja e PD, PD sot është zgjuar. Dje kanë nxjerrë udhëzimi për analizën e humbjes së zgjedhjeve. Nuk e them dot që foltorja para parlamentit është më e mira, jo. Shumë thonin pse shkoni në parlament. PD zyrtare tha do shkojmë në parlament të marrin të gjitha hapësirat.

Tani mban foltore se nuk kemi hapësira në parlament, o lërë parlamenti dhe bëj këtë. Kjo nuk është një lëvizje e imja, aty është Alimehmeti janë të gjithë njerëzit më të votuar. Ne jemi nisur për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve. Të prodhojmë një dokument e të themi ja këto janë shqetësimet e demokratëve. Pakënaqësia me PD është se nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë dhe nuk po i përshtatet nevojave për ndryshim. Anëtarësia e PD kërkon revolt ne bëjmë foltore. Kërkojnë analizë ne duam ti bindim se zgjedhjet janë të vjedhura.” tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll