Politike

Alimehmeti i përgjigjet akuzave të Berishës: Njerëzit nuk takohen me mandate

Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë karakter përçarës, duke theksuar se synimi i vetëm është forcimi i PD-së.

4 Dhjetor 2025, 21:23 Nga DOSJA
Alimehmeti i përgjigjet akuzave të Berishës: Njerëzit nuk
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Anëtari i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e quajti lëvizjen e tij me Ervin Salianjin “private” dhe “me interesa të dyshimta”. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti mohoi kategorikisht se takimet që po zhvillon me demokratë në disa qytete të vendit kanë karakter përçarës, duke theksuar se synimi i vetëm është forcimi i PD-së.

Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.

Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nese konceptohet si dicka përcarëse, nuk e mbështes përcarjen, sepse unë hyra në një moment që përcarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim.

Sondazh

Poll