Aktualitet

Dhunoi për vdekje gruan në Itali! Nazif Muslija tenton të vetëvritet, gjendet i plagosur rëndë në një pyll pas disa orësh kërkime intensive nga policia

Pas një dite kërkimesh intensive, autoritetet italiane njoftuan se Muslija është gjetur i plagosur rëndë rreth orës 16:30, në një zonë të pyllëzuar, nga një gjuetar i cili i dha ndihmën e parë dhe njoftoi menjëherë policinë.

4 Dhjetor 2025, 20:46 Nga M.L
Dhunoi për vdekje gruan në Itali! Nazif Muslija tenton të
Nazif Muslija, autori i krimit

ITALI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Ankona të Italisë, ku 50-vjeçari shqiptar Nazif Muslija dyshohet se vrau me dhunë brutale bashkëshorten e tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe.

Pas një dite kërkimesh intensive, autoritetet italiane njoftuan se Muslija është gjetur i plagosur rëndë rreth orës 16:30, në një zonë të pyllëzuar, nga një gjuetar i cili i dha ndihmën e parë dhe njoftoi menjëherë policinë. Sipas hetuesve, ka dyshime të forta se 50-vjeçari ka tentuar të vetëvritet pasi u arratis nga vendi i krimit.

Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për Muslijën, ndërsa pritet kryerja e autopsisë mbi trupin e viktimës për përcaktimin e plotë të rrethanave të vdekjes.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë. Efektivët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u rikthyen në banesën ku u gjet trupi i pajetë i Sadjide Muslijës, për të kërkuar gjurmë dhe armën e krimit, e cila dyshohet të jetë një mjet i fortë prej druri apo metali.

Viktima u gjet një ditë më parë me shenja të rënda dhune në kokë dhe gjoks. Ndërkohë, Nazif Muslija ishte larguar me një makinë “Smart”, ndërsa telefoni i tij ishte i fikur që nga mëngjesi i djeshëm. Ai rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill pasi kishte sulmuar gruan me sëpatë./ Dosja.al

nazif muslija

Sondazh

Poll