Politike

"Ke mbajtur shumë servila rreth vetit", Simpatizanti s'kursen Berishën në "Foltore"! Kreu i PD: Quaji si të duash, por ata që u bashkuan me mua nuk...

Ai e cilësoj kryeministrin Rama si njeriun më frikacak që ka njohur ndonjëherë.

4 Dhjetor 2025, 19:41 Nga E.d

"Ke mbajtur shumë servila rreth vetit", Simpatizanti

MIRDITA- Gjon Karaqi, një qytetar i pranishëm në takimin e PD-së, në Mirditë e ka pyetur Berishën se pse ka mbajtur servila në parti. Ai e cilësoj kryeministrin Rama si njeriun më frikacak që ka njohur ndonjëherë.

Karaqi tha se Lezha drejtohet nga një kryetar bashkie i "komanduar". 

Gjon Karaqi: Jam demokrat i lindur, m'dash nga dajtë, m'dash nga trashëgimia familjare. Tash unë kam dy pyetje për ty. Pyetja e parë është që ke mbajtur shumë servila rreth vetit. Ke mbajtur shumë servila.

E dyta është, ke 30 deputetë që i ke pru në listë ti. 20 kanë fituar vetë, si të veta, me votat tona. Ata 30 do të mbledhin nga 1000 vetë për secilin dhe t'i bijnë në Tiranë e të rrëzojnë Edi Ramën për 10 orë, jo për 10 ditë as për 10 muaj. 200 vetë ja u mbledh unë, qe ku e ke Agronin, Gjinin, 200 vetë ja u mbledh unë. Dhe mos me u largu prej Tirane pa e rrëzu atë. Jo me thanë nejtem dy orë, një orë, 10 orë, po me ndejt aty derisa ta rrëzojmë se nuk ka trim ai.

Ai është njeriu më frikacak që kam njohur ndonjëherë unë në jetën time. Kam edhe një kërkesë tjetër për Lezhën. Ne jemi pa kryetar partie. Kemi një kryetar të komanduar, as di gja, as na drejton ne. Gjini e ul kokën aty, po mos ta uli, ta kthejë kokën, sepse i kanë dhënë gjithë ato vota dhe kanë punuar natë e ditë për ta.

Prandaj, doktor, jepu urdhër Agronit, Gjinit, ku është se ku janë ata dy të tjerët që s'i shoh, Kastriotit e atë Hotin, të vijnë të merren me njerëzit se jemi n'ujë tash 20 ditë. Mos të kenë frikë Pjerinin, as atë Dibranin, atë Ulsin. Të vijnë këtu edhe të merren me ne se i heqim qafe ne. Kaq kisha, doktor, të përshëndes. Të mbetet jetë Partia Demokratike e me ty në krye do ta votoj. Për ca Salianja e Basha e Rrumpalla, mos na i bjer më aty, hiç mos i bjer fare. 

BerishaSiç e dini ju se kjo nuk është sekret. Në një kohë kur unë isha jashtë funksioneve të drejtimit të partisë, bëja opozitë unë. Nuk mund ta konceptoj mos të mbroj interesin publik. U mor një masë kundër meje në të cilën Edi Rama mendoj se do ia mbyllim gojën. Në fakt, ata gabuan sepse unë jam njeri që dikur kam marrë një vendim. Të dal kundër regjimit të athershëm. Babai im ishte njeri me 4 klasë shkollë por fliste atë që mendonte.

Ne flisnim të kundërtën e asaj që mendonim, prandaj vendosa t’i dal kundër. Ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Për këtë të dytin e kisha të gatshëm, më lënduan dinjitetin tim dhe unë do reagoja. Kur e pashë që donin të kontrollin PD nuk mund ta pranoja kurrë dhe prandaj u riktheva. Quaji si të duash, ata që u bashkuan me mua nuk përfituan ndonjë privilegj. U bë përpjekje që ata të mos bashkoheshin. Kur unë dorëzova pushtetin nuk ishte ky sistem zgjedhor./Dosja.al

sali berisha mirdita foltore

Sondazh

Poll