“E prisja!” DETAJE nga vrasja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali, Nazif Muslija ende në kërkim. Si e mësoi i biri humbjen e nënës dhe çfarë deklaroi
Bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili më parë kishte precedent për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas me një sëpatë, është shpallur në kërkim.
ITALI- Detaje të reja dalin nga vrasja e Sadjide Muslija, 49-vjeçare shqiptare, në Ankona të Italisë. Viktima u gjet dje në banesën e saj me shenja dhune të theksuara në kafkë. Bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili më parë kishte precedent për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas me një sëpatë, është shpallur në kërkim.
Ai dyshohet se ka lënë vendin e ngjarjes me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk është i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm.
Hetuesit mjeko-ligjorë po punojnë për të gjetur armën e krimit, me hipotezën kryesore që mund të jetë një shkop, por deri tani ajo nuk është gjetur. Avokati i Nazifit ka kontaktuar djalin 27-vjeçar të çiftit, i cili jeton në Zvicër, për ta informuar mbi tragjedinë.
Djali ka deklaruar se “E prisja këtë…”, duke kujtuar se vetëm pak muaj më parë kishte strehuar nënën e tij kur babai ishte arrestuar.
Prokurori Rosario Lioniello ka urdhëruar sekuestrimin e shtëpisë ku ndodhi krimi dhe kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes së viktimës.
Programi i Rai3 “Chi l’ha visto?” ka publikuar fotografinë e Nazifit dhe po kërkon ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij. Hetuesit po përpiqen të ngushtojnë fushën e hetimit dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes./ Dosja.al
Sondazh
Aksident tek Bulevardi Zogu i Parë në kryeqytet, makina përplas motorin
Foto nga vendngjarja TIRANA- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë, ku një makinë ka përpla...
“Skifteri” shqiptar kapet në aksion grabitjeje! Arrestohet në Itali 36-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal, 2 bashkëpunëtorët i shpëtojnë karabinierëve
Foto ilustruese ITALI- Gjatë kontrolleve territoriale në Itali, karabinierët arrestuan një të ri shqiptar, i dyshuar për pjes...
IKMT bllokon pallatin 14-katësh në Rrugën e Kastriotëve në Tiranë! 3 prej kateve të objektit pa leje ndërtimi
Foto nga vendngjarja TIRANA- IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë shiritin e ndalimit në një pallat 14-ka...
OMONIA denoncon hapjen e institucionit arsimor turk në Himarë: Synon prishjen e bashkëjetesës ndërkomunitare, shteti ta pezullojë në çdo mënyrë dhe mjet ligjor
Foto ilustruse SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka denoncuar nismën për hapjen e një insitucioni turk në...
Nga plagosja në burg, tek vrasja e Mëhallës. Nevzat Spaho, kishte vetëm 9 muaj që kishte dalë nga qelitë e Fierit (DOSJA)
Nevzat Spaho Nevzat Spaho alias “Nevi” që konsiderohet si i “forti” i Prrenjasit dhe që tashmë është arres...
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, blutë i hedhin prangat (EMRI)
Foto ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Altin Shpendin si person të dyshuar se ka kërcënuar m...
Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Nga Jordan Daci tek Naureda Llagami, ZBARDHET lista me 10 emra që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese
Foto ilustruese TIRANA- Pas largimit të Sonila Bejtjes nga Gjykata Kushtetuese, pranë Presidentit të Republikës janë paraqitur dhj...
Vrasja e ish-policit Malko! Vëzhgoi lëvizjet e "shënjestrës" dhe ndihmoi autorët për ekzekutimin, Apeli lë në fuqi dënimin 25 vite burg për Blendi Tetën
Bledi Teta TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën. Teta akuzohet p&eum...
"Do të të vras"/ Dhunoi barbarisht bashkëshorten duke i shkaktuar vdekjen, publikohet FOTO e autorit të shpallur në kërkim! Nazif Muslija kishte tentuar ta ekzekutonte me sëpatë
Nazif Muslija, autori i krimit ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Nazif Muslija, i shpallur në kërkim n...
Analiza e REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Mbledhja e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës më 20 nëntor KOSOVË- Puna brenda Këshillit Proku...
