4 Dhjetor 2025, 19:21
Nga E.d
Sali Berisha
MIRDITA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nuk është betejë për partinë, por për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se në Parlamentin Europian, Michael Gahler tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.
Lideri demokrat tha se Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Berisha tha se këto janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve. Në fund, ai tha se Rama qëndron në pushtet, duke dhunuar votën dhe liritë e qytetarëve.
"Një burrë i shquar, që ishte këtu vëzhgues, në Parlamentin Europian, Michael Gahler, u tha se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Pse i numërova këto. I numërova këto për të argumentuar se, me Edi Ramë nuk ka zgjedhje, por ama ndryshimi është shumë i madh. Edi Rama i vodhi zgjedhjet në vitin 2021. Nuk i hyri ferra në këmbë, nuk i hyri gjë në këmbë. Edi Rama kësaj here mori damkosjen që meritonte. Të gjitha këto që thashë janë të gjitha të nxjerra nga raporti i ndërkombëtarëve. Ndodhi që këtu erdhi një ditë një mikeshë e tij dhe tha që, zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Në nderin e institucionit që e përfaqësonte, të nesërmen e përgënjeshtroi ai institucion; jo tha, ne për zgjedhjet themi atë që thotë ODIHR. Ndodh dhe tjetra. Nëqoftëse përpara zgjedhjet përgëzoheshin pa u numëruar kësaj here nuk ka marrë asnjë urim nga qeveria e SHBA, e as nga ndonjë qeveri tjetër.
Por kur e pyetën gazetarët Departamentin e Shtetit, a e përgëzuar kryeministrin, jo, se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe direktiva e presidentit kërkon që të urohen vetëm ata që bëjnë zgjedhje të lira. Ku jemi ne sot, a na dëmton ne kjo, njohja e të vërtetës dhe realitetit? Jo, për të luftuar armikun ne duhet ta njohim mirë atë. A do mundet ky, vrasës i votës tonë, shkatërrimtar i këtij kombi, armik i Mirditës, armik i familjes shqiptare, të na mposhtë ne në përpjekjen tonë për të mbrojtur këto vlera? Jo kurrë. Ndaj dhe ne duhet të nisim betejën tonë vendimtare me këtë të keqe të madhe. Para Zotit dhe çdo shqiptari kemi faktuar se, ky ka vrarë votën e lirë në Shqipëri. Se në pushtet qëndron duke dhunuar votën dhe liritë tona.
Tani ligji është në anën tonë, e drejta është në anën tonë. Gjithçka do varet nga guximi ynë, gjithçka do varet nga forca jonë, nga mençuria jonë, nga riorganizimi ynë, nga konsolidimi i Partisë Demokratike, nga ripërtëritja e saj. Nuk është më betejë për partinë, është betejë për Shqipërinë, është betejë për familjen, është betejë për demokracinë. Ky regjim është një kalbësirë. por nuk bie. Jo. Ai bie kur t'i përvishemi ne. Ne duhet t'i përvishemi atij. Po t'ishte vota qenie politike, ai e vrau atë. Ai është në gjak me çdo shqiptar që do lirinë. Po. Votën respektoje ti." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha mirdiat opozita
Politike
4 Dhjetor 2025, 19:15
E.d
Foto Ilustruese
MIRDITA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje. Gjatë fjal&eu...
Politike
4 Dhjetor 2025, 19:05
M.L
Sali Berisha
MIRDITË- Gjatë fjalimit në foltoren e Partisë Demokratike në Mirditë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ...
Politike
4 Dhjetor 2025, 19:03
E.d
Sali Berisha
MIRDITA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama e ka diskriminuar veriun. Gjatë ...
Politike
4 Dhjetor 2025, 19:01
E.d
Sali Berisha
MIRDITA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama miratoi ligjin për gjininë, prandaj dhe k...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:55
Albert Mëlyshi
MIRDITA- Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi ka deklaruar sot se Mirdita mbetet bastion i demokrac...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:42
E.d
Sali Berisha
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama zhbëri kombin në 10 vite. Gjatë fjalë...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një projekt madhor rrugor q&e...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:33
E.d
Aleksandër Picaku
MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas takimeve dhe "Foltoreve", në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re org...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta, vijon të jet&...