4 Dhjetor 2025, 18:55
Nga DOSJA
Albert Mëlyshi
MIRDITA- Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi ka deklaruar sot se Mirdita mbetet bastion i demokracisë dhe se fitorja e saj është mesazh për gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës, Mëlyshi tha se fitorja e opozitës në këtë qytet është meritë e qytetarëve të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit.
Ai tha se Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit, ndërsa shtoi se ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Në lidhje me 11 majin ai tha se gara nuk ishte e barabartë dhe se burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit.
Albert Mëlyshi: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha, të nderuar deputetë, të nderuar anëtarë të kryesisë, drejtues lokal, përfaqësues të rinisë dhe të gruas. Të dashur demokratë dhe qytetarë të Mirditës. Sot jemi mbledhur për të analizuar në një diskutim të lirë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë mbi zgjedhjet e 11 majit, por dhe domosdoshmërinë për një angazhim më të madh, jo për fate individësh, por për fatet e Shqipërisë. Mirdita dha një mesazh të qartë. Demokracia dhe integriteti fitojnë pavarësisht presionit dhe padrejtësive.
Partia Demokratike fitoi këtu me diferencë, me diferencë të thellë krahasuar me çdo palë zgjedhje të mëparshme në një fitore të padiskutueshme. Ky rezultat është meritë e qytetarëve tanë, të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit. Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit.
Ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Do doja njëkohësisht që nga raporti i OSBE-ODIHR-it të flasim për disa, për disa çështje të cilat dolën në raportin e OSBE-ODIHR-it. Gara nuk ishte e barabartë. Burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit. Presioni mbi qytetarët dhe administratën publike, punonjësit dhe votuesit ishin të kërcënuar të drejtpërdrejtë ose indirekt.
Mediat ishin të anshme, opozita nuk pati hapësirë të barabartë për të komunikuar programin. Përdorimi i mekanizmave shtetëror në fushatë, automjete, ndërtesa, fonde dhe programe sociale të përdorura në mënyrë selektive. Klimë tensioni dhe polarizimi, reaktiv, agresiv dhe presion mbi qytetarët gjatë fushatës. Ky raport konfirmoi se beteja jonë nuk është vetëm politike, por edhe për standarte demokratike. Diskriminimi i Mirditës dhe trajtimi i padrejtë nga qeveria qendrore.
Mungesa e fondeve dhe investimeve bazike, rrugë, ujësjellësa, ndriçim dhe infrastrukturë. Mirdita kontribuon fuqishëm në ekonominë e vendit, energji elektrike, minerale, bujqësi, blegtori. Renta e kthyer në bashki, minimale, shpesh qesharake. Jo në proporcion me kontributin. Ajo që Mirdita i jep arkës së shtetit do të mjaftonte për të ngritur këtë zonë me dinjitet. Mirdita nuk kërkon privilegje, kërkon drejtësi dhe trajtim të barabartë, edhe përkundër këtyre padrejtësive. Mirdita fitoi me integritet dhe tregoi se qytetarët nuk dorëzohen.
Partia Demokratike ka disa detyra dhe përgjegjësi. Për reformën zgjedhore, garën e ndershme, administratë të depolitizuar, media të lirë. Forcimin i mbrojtjes së votës dhe pranisë në terren. Afrimi i personaliteteve të respektuar dhe profesionistëve. Ruajtja e bashkimit dhe seriozitetit të Partisë Demokratike. Organizimi i brendshëm, reflektim dhe përmirësim.
Partia Demokratike duhet të jetë gjithmonë parti e hapur, transparente dhe meritokratike. Si përfundim, Mirdita si shembull dhe thirrje për aksion, tregoi se kur qytetari qëndron i bashkuar me integritet, është mbi çdo presion politik. Fiton drejtësia. Kjo fitore nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është një mesazh për gjithë Shqipërinë. Ata që punojnë me ndershmëri, që kontribuojnë dhe që mbrojnë vlerat e demokracisë nuk mund të dështojnë. Dhe le mos të harrojmë, Mirdita nuk është vetëm një bashki.
Ajo është një shembull, shpresë dhe zë i fuqishëm për gjithë Shqipërinë, për qytetarët tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një Shqipëri ku drejtësia dhe dinjiteti triumfojnë mbi padrejtësinë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur. Rroftë Partia Demokratike!/Dosja.al
albert mëlyshi mirdita sali berisha
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:42
E.d
Sali Berisha
MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama zhbëri kombin në 10 vite. Gjatë fjalë...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një projekt madhor rrugor q&e...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:33
E.d
Aleksandër Picaku
MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas takimeve dhe "Foltoreve", në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re org...
Politike
4 Dhjetor 2025, 18:00
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta, vijon të jet&...
Politike
4 Dhjetor 2025, 16:54
M.L
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e pro...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:45
M.L
Andis Salla
TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajon...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:35
M.L
Ivi Kaso
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Be...
Politike
4 Dhjetor 2025, 15:07
E.d
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në n...
Politike
4 Dhjetor 2025, 14:38
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Balluk...