Politike

Nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar, Erald Kapri: 5 projektet që kushtojnë 1 milionë euro janë nën hetim nga SPAK

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km.

4 Dhjetor 2025, 18:30 Nga E.d
Nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km.

Ai tha se Qafë Plloça  ka kushtuar 260 milionë me rreth 6 milionë euro km, Korçë-Ersekë 80 mln euro me 2.2 milionë euro km, tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro me 23.6 milionë euro km dhe tuneli i Kardhiqit 50 mln euro për 1.3 km.

Deputeti i Partisë Mundësia deklaroi se totali i tyre është 1 miliardë euro. Në fund, ai tha se të pesta këto projekte janë nën hetim nga SPAK dhe të pesta këto projekte kanë rrezikshmëri për jetën, pasi nuk janë rrugë të sigurta.

"Sipas Bankës Botërore lëvizshmëria në Shqipëria është 33 km/h. Pra gjithë mesatarja çfarë lëvizin në vit. Njeriu që vrapon është pak më tepër. Pra ne në Shqipëri jemi me hapin e njeriut, jo me atë të automobilit. Kanë ngelur rrugët, rrugëve thoshte dikur kryeministri Rama në opozitë.

12 vjet në pushtet jemi ende me hapin e njeriut. Nuk ka një projekt madhor rrugor që të ketë përfunduar. Por hajde merremi pak me rrugët që konsiderohen të përfunduara. Unaza e Madhe e Tiranës që s’ka mbaruar ende ka kushtuar 500 milionë euro me rreth 18 milionë euro km, Qafë Plloça me 260 milionë me rreth 6 milionë euro km, Korçë-Ersekë 80 mln euro me 2.2 milionë euro km, tuneli i Llogarasë ka kushtuar 142 milionë euro me 23.6 milionë euro km, dhe tuneli i Kardhiqit 50 mln euro për 1.3 km. 

Totali është fiks 1 miliardë euro për pesë projekte. Tani të pesta këto projekte janë nën hetim nga SPAK. Dhe të pesta këto projekte kanë rrezikshmëri për jetën nuk janë as rrugë të sigurta. Por thelbi është këtu: Nëse marrim standartin evropian është minimumi dyfishi.” tha Kapri./Dosja.al

erald kapri partia mundesia kuvend

Sondazh

Poll