Politike

Takimi i PD në Mirditë! Kreu i degës: Shteti është kthyer në një narko-shtet, qeveria binjakëzim me 313-ën

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e vendosur në Mirditë, Picaku tha se është zhdukur ndarja e pushteteve dhe është deformuar çdo standard demokratik.

4 Dhjetor 2025, 18:33 Nga E.d
Takimi i PD në Mirditë! Kreu i degës: Shteti është
Aleksandër Picaku

MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer në një narko-shtet, ndërsa qeveria është në binjakëzim me 313-ën. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e vendosur në Mirditë, Picaku tha se është zhdukur ndarja e pushteteve dhe është deformuar çdo standard demokratik.

Ai tha se Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në fund, Picaku tha se ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit.

Aleksandër Picaku:

Këto rezultate kanë pasqyruar forcën e Partisë Demokratike dhe aftësinë e saj për vendime të qarta, duke kontribuar gjithashtu në ruajtjen e mandatit përfaqësues në qarkun e Lezhës, mandatin e katërt. Ky është një tregues jo vetëm mbështetjes, por dhe i qëndrueshmërisë, i vizionit të përbashkët të cilin demokratët e Mirditës e kanë dëshmuar me vepra dhe me pjesëmarrjen e tyre aktive.

Është e rëndësishme të theksoj se asnjë arritje nuk do të kishte qenë e mundur pa unifikimin e faktorëve politikë dhe shoqërorë të rrethit të Mirditës. Pikërisht kjo frymë bashkëpunimi ka mundësuar mobilizimin e energjive më të mira, ka kaluar dallimet dhe ka bërë të mundur që fokusi të jetë gjithmonë tek e mira e komunitetit dhe tek vlerat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.

Sot jemi këtu për të vazhduar këtë traditë të komunikimit të hapur, për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të vlerësuar rrugëtimin e përbashkët. Prania e doktor profesor Sali Berishës është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse sjell me vete përvojën, këndvështrimin dhe historinë e gjatë të tij në pjesën politike të vendit. Ky takim është një mundësi për reflektim, diskutim dhe për forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit midis nesh.

Të nderuar demokratë, sot kemi përballë një të majtë, që e ka shndërruar shtetin në një narko-shtet, ku krimi ndodhet në çdo qelizë të saj, ku qeveria ka bërë binjakëzim me 313-ën, duke zhdukur ndarjen e pushteteve dhe duke deformuar çdo standard demokratik. Në këtë realitet të rëndë, Partisë Demokratike, Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që qëndron përballë kësaj. E vetmja alternativë që garanton lirinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor. Në këtë frymë, dua t'ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, për kontributin, për vlerat e gjithsecilit në ruajtjen e kësaj trashëgimnie dhe për faktin që vazhdoni ta mbani gjallë energjinë dhe dinamizmin që karakterizon Mirditën. Ju falenderoj të gjithëve. Zoti ju ruajtë. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Sali Berisha!/Dosja.al

aleksandër picaku sali berisha 313

Sondazh

Poll